KQZ: Vetëvendosje po prinë e para në gjithë Kosovën, para LDK’së e PDK’së

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave në zgjedhjet e sotme, ku Lëvizja Vetëvendosje po prinë e para si partia fituese në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Në 66.16% të votave të numëruar deri tani në Kosovë nga KQZ, Vetëvendosje po prinë me 135.373 vota (25,89%), 2 mijë vota larg nga vendi i dytë.
Vendin e dytë po e zë tani LDK’ja, ku ka 133.376 vota (25,51%), e treta vjen PDK’ja me 113.898 vota (21,78%).
Koalicioni AAK-PSD ka rreth 62.096 vota (11,8%), e pesta është koalicioni NISMA-AKR 27.413 (5,24%)
Metro do të ju mbaj të informuar në vijim me të gjitha rezultatet e fundit nga KQZ./gazetametro.net
