Kreu i Omonias në Bularat: Shqipëria nuk respekton të drejtat e njeriut

I pranishëm në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas (që do të mbahet në fshatin Bularat) është edhe kreu i Omonia-s, Fredi Bejleri.
“Edhe pas një viti nuk është sqaruar arsyeja e vrasjes së Kacifasit”, deklaroi ai në një deklaratë për shtyp.
Më tej shtoi:
“Shqipëria nuk respekton të drejtat e njeriut. Janë kthyer dhjetëra persona në Kakavijë. Ka një klimë terrori në minoritet, prandaj nuk erdhën njerëz.”