Kryeministri bullgar: Nëse nuk hapen negociatat, kjo mundësi mund të rikthehet pas 15 vitesh

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov komentoi mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Borisov, një mundësi e tillë mund të rikthehet pas 15 vitesh.
“Mos-hapja e negociatave do të ishte një goditje e rëndë për këto vende dhe një mundësi e tillë për to mund të rikthehet pas 10-15 vite”, është shprehur Borisov përpara takimit të Këshillit Evropian.
Kryeministri bullgar theksoi se në të kundërt “askush nuk duhet të pyesë përse përhapet xhihadizmi apo përse Kina vjen vërdallë”.