Kryetarja e KQZ: Kujdes me procesin, gjithçka i faturohet Kosovës

Në Kosovë ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ndër votuesit e parë ka qenë kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Pas votimit, Daka u ka bërë thirrje qytetarëve, partive politike që të kenë kujdes, pasi i gjithë procesi zgjedhor është në duart e tyre.

“Pasiqë e kam kryer obligimin tim kushtetues dhe qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, komisionet që ditën e sotme të kenë kujdes dhe nga ky moment procesi është në duart e tyre. Ta kemi parasysh se gjithçka që do të ndodhë i faturohet Kosovës, e jo atyre. Suksese të gjithëve e punë të mbarëtha Daka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT