Kurti: Do të bënte mirë të tërhiqej Thaçi, se populli ka vendosur për ndryshim

“Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”.

Është kjo përgjigja që dha në studion e ABC News të Mirela Milorit, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.

Kurti shprehet se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit të Kosovës, por dorëheqja e tij do bënte mirë.

“Nuk u takova me presidentin Thaçin se ai mbajti një fjalim dhe shkoi, por do të kem takim me të dhe do jetë një takim shumë i mirë për Kosovën”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT