Man Utd shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë në videon dedikuar futbollistit serb

Skuadra angleze, Manchester United, e kanë përmirësuar gabimin ku kishin paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në një video të realizuar me një nga lojtarët serb, shkruan Gazeta Metro.


Videoja e bërë me futbollistin serb Matic, paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë dhe kjo ka bërë që të reagojnë shumë tifozë shqiptarë.

Për këtë shkak punonjësit e klubit e kanë përmirësuar këtë gabim qesharak të cilin e bën për të dytën herë.

Kujtojmë se për këtë gabim ka pasur reagime të shumta edhe disa muaj më parë nga tifozët shqiptarë, derisa klubi ktheu përgjigje pozitive duke kërkuar falje.

Nesër do të zhvillohet loja e Manchester United kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës.  /gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT