Merkel: Tre kundër, reformat në Shqipëri dhe MV, të pamjaftueshme

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka konfirmuar publikisht se nuk u ra dakord për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo përmendi përpjekjet e Tiranës dhe Shkupit por tha se ato janë të pamjaftueshme, veçanërisht për Francën, Holandën dhe Danimarkën.

“Kur diskutuam zgjerimin, fatkeqësisht, nuk arritëm të bienim dakort  për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet.

Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit të Zagrebit të këtij viti do t’i rikthehemi kësaj çështjeje” – tha Merkel dhe shtoi:

“Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përparimet që kanë bërë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT