Meta: Nuk e jap dorëheqjen nëse çmendet “Venecia”

Presidenti është tërhequr nga fjala e tij se do të jepte dorëheqjen nëse Venecia konstaton se ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha mbrëmjen e së enjtes se nuk ka ndërmend ta japi dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias çmendet dhe konstaton diçka të tillë.

“Unë s’kam ndërmend të jap dorëheqjen po u çmend Venecia. Nëse Venecia arrin të më bindë atëherë e jap” – tha Meta në Opinion.

Presidenti këmbëngul se është shpëtimtar i stabilitetit duke theksuar se nuk e lë vendin në kaos dhe të ikë nga posti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT