“Mos flisni shqip”, shqiptarët sherr me pronarin e lokalit në Greqi

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një lokal të vendosur në rrugën Karaiskakis në Pyrgos, Greqi.

“Protothema” shkruan se ka pasur një përplasje midis grekëve dhe shqiptarëve, sherr i cili përfundoi me ndërhyrjen e policisë.

Gazeta shkruan se sherri nisi kur një grup shqiptarësh po diskutonin në  në gjuhën shqipe, gjë që ka shqetësuar djalin e pronarit të lokalit, i cili u tha që të mos flisnin shqip.

Pronari dyshohet se u kërkoi të dy klientëve të largoheshin dhe më pas gjërat u përkeqësuan, kështu që të paktën katër persona filluan sherrin, duke e goditur.

Policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kapur një nga autorët, i cili u arrestua.

Pronari, sipas të njëjtave burime u transferua në spitalin e Pyrgos për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT