“Mund të ketë një tjetër diskutim në samitin e BE në dhjetor”/ “De Welt”: Zhgënjim në Shqipëri dhe Maqedoni

“Refuzimi për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë ka shkaktuar zhgënjimi në të dyja vendet e Ballkanit dhe pjesëmarrësit e samitit të BE”.

Keshtu shkruan sot media e njohur gjermane “De Welt”, ne nje shkrim te saj botuar online.

Kancelarja austriake Brigitte Bierlein tha se ngecja ne perparimin e procesit te negociatave të Premten në Bruksel ka ngjallur “shumë keqardhje”.

Krerët e shteteve të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë kanë treguar “se jane ndier shumë të zhgënjyer”, shkruan media gjermane.

SHKRIMI

Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kishin “bërë gjëra të jashtëzakonshme” për t’u afruar në BE.

“Në këtë kuptim, është e rëndësishme për ne që të mbajmë një këndvështrim të përbashkët me ta”.

Kreu i qeverisë së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tregoi në Shkup se vendi i tij, siç kërkohej, i kishte dhene fund mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë dhe kishte ndryshuar kushtetutën.

Ndërsa Gjermania, si shumica e vendeve të BE-së, mbështet fillimin e negociatave të pranimit, Franca ndodhet ne krye te kundershtuerve te ketij procesi. Parisi eshte duke treguar shifrat e larta të azilkërkuesve, veçanërisht nga Shqipëria, dhe bën thirrje për rregulla më të rrepta për procesin e zgjerimit të BE.

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se samiti kishte dale me perfundimi e një “jo të qartë”.

Sipas një përfaqësuesi të BE, Presidenti i Këshillit Donald Tusk dëshironte të diskutonte me Krerët e Shteteve dhe Qeverive për hapat e mundshëm të mëtejshëm. Mund të ketë një diskutim tjetër në samitin e BE në dhjetor.

Komisioni Evropian i kishte certifikuar tashmë Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në vitin 2018 se kishte zbatuar të gjitha reformat e nevojshme. Shtetet Anëtare tani kanë shtyrë për herë të tretë vendimin e tyre për të filluar negociatat e pranimit./ panorama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT