Mustafa-Haradinajt: Nuk është 100% Kosovë nëse nuk e kemi 100% përkrahjen e SHBA’së

Lideri i LDK’së Isa Mustafa ka thumbuar Ramush Haradinajn për moton 100% Kosovë, duke thënë se nuk është 100% Kosovë nëse nuk e kemi 100% përkrahjen e SHBA’së.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa tha se shpresa e vetme për Kosovën është fitorja e LDK’së dhe Vjosa Osmanit në zgjedhje.

“LDK’ja do të fitojë dhe duhet të fitojë në këto zgjedhje. Vota për të tjerët janë vota të humbura, sepse vetëm LDK-ja është një parti që e shpëton Kosovën. Ne nuk jemi në armiqësi me të tjerët, por jemi në miqësi me Kosovën”, tha kryetari Mustafa.

Ai tha se e mira e Kosovës është që PDK të shkojë në opozitë, sepse kjo i bën mirë edhe Kosovës edhe PDK’së për të reflektuar. Mustafa ka komentuar edhe sloganin e AAK’së në zgjedhje 100% shtet, duke thënë se Kosova asnjëherë nuk do të jetë 100% shtet pa përkrahjen e aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të bashkimit Evropian.

“Nuk thuhet 100% Kosovë nëse buxhetin e shtetit e përdorin sikur kuletën e tyre”, shtoi Mustafa.

Ai foli edhe për Vetëvendosjen për të cilën tha se kjo parti afër LDK’së mund të mësojnë si qeveriset mirë dhe drejt dhe si mbahet partneriteti me SHBA dhe BE.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se këtij qyteti dhe gjithë Kosovës do t’i kthehet shpresa me fitoren e LDK’së dhe Vjosa Osmanit në zgjedhje. Ai tha se Amerika nuk e përkrah korrupsionin dhe krimin e organizuar, siç po pretendojnë disa, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e përkrahin LDK’në, Vjosën, lirinë, demokracinë dhe barazinë, e përkrahin Kosovën e Ibrahim Rugovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT