Negociatat, Macron: Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën

Presidenti francez Emmanuel Macron teksa foli për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë deklaroi se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten.
Në një konferencë për mediat ai tha se Shqipëria po bën reforma të mëdha.
“Janë bërë përparime, por ende nuk është bërë e gjithë puna e kërkuar.
Ne si BE duhet të qartësojmë vizionin tonë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk jemi gati për këtë ritëm zgjerimi.
Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”, deklaroi Macron. (TemA)