Ngjela i ashpër për deklaratat e nënës së Kacifas në Bularat: Duhet të kishte shkuar në burg!

Në fshatin Bularat të Gjirokastrës u zhvillua 2 ditë më parë ceremonia për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifan, në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër po protestohej.Të ardhur nga disa treva shqiptare, dhjetra të rinj ngritën zërin kundër qëndrimeve antishqiptare nga ana e ekstremistëve grek.

Nëna e Kacifas, të vrarë nga RENEA pas sulmit të armatosur ndaj policisë një vit më parë në Bularat, bëri thirrje për luftë teksa ju drejtua të rinjtë që të rrëmbejnë armët e të luftojnë për tokën e tyre që sipas saj është greke dhe të bashkohen me Greqinë.

Ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë, duke u drejtuar kundër shqiptarëve, pasi i bën përgjegjës për vrasjen e Kacifas: “Thyjini turinjtë, vritini tradhëtarët. Të marrim armët të luftojmë për gjakun e tim biri!”

Avokati Spartak Ngjela referuar deklaratave të nënës së tij në Bularat, thotë se ato përbëjnë vepër penale. Të Ngjela theksoi se në një vend tjetër të botës, me ato deklarata nëna e Kacifasit do të ishte në burg.

“Ajo thotë ka qenë çlirimtar. Është politika agresive e tyre në hall, ku ka kishë greke. Kisha greke është e gjitha me agjentë të policisë. 70% e kanë trashëgim nga Rusia. Të rrinë mirë se po forcohet Shqipëria. Është me aleat Shqipëria.” – tha Ngjela. /Pamfleti

Back to top button
LAJMET E FUNDIT