Ngjela: Ka konflikt ruso-amerikan në Shqipëri, të shohim qëndrimin e Ramës

Nisma e mazhorancës duke propozuar rezolutë në Parlament kundë “ndërhyrjeve të huaja” duke goditur direkt ndikimin rus, ka hapur një debat të madh se e ka realisht ndikim të kësaj natyre në vend. Në një reagim të ambasadës ruse në vend theksohej se nuk mund të përdorej për politikë Rusia e të krijohej histeri anti-ruse pa patur asnjë provë konkrete.

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar deklaratat e bëra nga përfaqësues të Rusisë, të cilët nga Italia artikuluan një “ofertë të re” për Tiranë e Shkupin pasi BE-ja refuzoi të hapte negociatat. Konkretisht përfaqësuesi i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov nga Forumi Ekonomik EuroAsian ftoi të gjitha vendet e refuzuara nga Bashkimi Europian, që të gjejnë mirëkuptim dhe t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Eurasian.

Sipas Spartak Ngjelës, fakti që Rusia është bërë pjesë e këtij debati në Tiranë tregon se ata kanë informacione për atë se çfarë ndodh në Shqipëri. Ai shtoi se rusët këtë ofertë ua kanë hedhur forcave politike që ju rrezikohet pushteti.

“Më duket e kanë brenda politikës së tyre, ata kanë qenë gjithmonë shumë të paartikualuar politikisht, sepse e kanë zgjidhur me forcë dhe tani do ta vuajnë. Tani s’kanë forcë, por do ta vuajnë. Konflikti me Amerikën në zonë është evident. Ata janë të interesuar që të ndërhynin. Ata thonë: fakti që jeni në krizë ne ju shpëtojmë. Problemi qëndron këtu, rusët nuk janë tërësisht të painformuar. Ata ja kanë hedhur ketë ofertë forcave te caktuara qe i rrezikohet pushteti.. Tani topi është këtu, topin e ka hedh në Tiranë. Të shohim nëse do të flasë kryeministri shqiptar apo jo”-tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT