Nikoll Lesi: Edi Rama iu lut Macronit, që të mos na hapte negociatat. Bleu gjithë Europën dhe drejtuesit e BE-së

Nikoll Lesi shkruan sot, se Edi Rama iu lut Macronit që të mos hapte negociatat, pasi sipas tij, kushtet gjermane do ta rrëzonin atë si kryeministër.

Ai shkruan se Rama bleu gjithë drejtuesit e BE-së dhe i detyroi të flisnin në favor të Shqipërisë.

“Shqipëria ishte si delja e zezë në Bruksel për dy ditë. Në fakt Tirana zyrtare dogji edhe Maqedoninë e Veriut të kryeministrit Zaev, i cili bëri atë që nuk mund të bëhej nga asnjë politikan, ndërroi emrin e shtetit të tij që të mos kishte probleme me Greqinë.

Pak më parë se Franca, ishte Gjermania e cila votoi në parlamentin e saj pranimin e Maqedonisë së Veriut pa kushte dhe Shqipërinë pasi të plotësonte 9 kushte thelbësore demokracie.

Nëse kjo do miratohej në Bruksel nga krerët e shteteve të BE do të ishte një minus i madh për kryeministrin Rama, por ama kishim në horizont negociata. Por për fat të Edi Ramës doli presidenti Macron, që edhe për interesa politike personale, edhe për frikën nga demokracia problematike shqiptare tha një “JO” të fortë dhe bllokuese.

Këtë donte Edi Rama!

Sepse nëse pranohej varianti gjerman, Edi Rama nuk kishte si vinte në Tiranë pasi vala e protestave popullore do ta dërmonte se do t’i thonin se “Maqedonia pranohet pa kushte, kurse ne me 9 kushte!”

Edi Rama do të ketë fërkuar duart dhe thuhet se i është lutur Macron se “mos na prano asnjërin shtet dhe jemi OK, pra më ke shpëtuar”.

Dhe vërtet e shpëtoi Edi Ramën vetëm presidenti Macron.

Tani kryeministri Rama është në sulm dhe nën justifikim: Nuk deshi Franca se kishte problem lidershipi me Gjermaninë!

Dhe nuk munguan edhe një valë komisionerësh dhe ish-komisionerësh që kanë ngrënë në trastën e Rilindjes nga kanabisi shqiptar. Edhe ata morën komandën: FLISNI!

Tani Edi Rama nuk ka nevojë të japë dorëheqjen, bile as zgjedhje të parakohshme nuk duhet të bëjë”, shkruan Lesi.

Ai kritikon ashpër drejtuesit e BE-së, pse kanë folur mirë për Shqipërinë.

“Ajo që ngjan jo normale janë deklaratat e eurodeputetëve, ambasadorëve dhe zyrtarëve të tjerë të Brukselit. Të gjithë thonë se “Shqipëria i kishte realizuar kushtet dhe është turp i Francës që nuk votoi”. Qëndrime të tilla, edhe pse dashamirëse janë dëmi tjetër më i madh që po i bëhet Shqipërisë, pas dështimit me negociatat.

Nëse një burokrat në Bruksel thotë se Shqipëria ka bërë reformat, kjo është varka e shpëtimit për Edi Ramën. Kjo do të thotë se Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë po kaq keq, do të vazhdojë të shkatërrojë institucionet , do të ndjerë nga sistemi opozitën dhe do të zhbëjë institucionet dhe parimet demokratike.

Shqipëria ka probleme dhe këto nuk duhet të presim t’i dëgjojmë nga Macron apo nga Angela Merkel. Prej dy vitesh s’kemi gjykata. Në 30 qershor bëmë zgjedhje moniste. Parlamenti ka rënë si institucion dhe çdo ditë arrestohen protestues. Vetëm votimet moniste të 30 qershorit mjaftojnë për këdo në BE që të mos e imagjinojë Shqipërinë si vend kandidat. Franca ka problem ailzntët dhe atë përmendi disa herë, por Holanda ka ankesa për krimin dhe trafiqet e dogës dhe këto janë arsye të tjera që tregojnë se Shqipërinë nuk është në rrugën e duhur.

Ndaj, burokratët e BE, shumica e tyre janë në ikje pasi u ka mbaruar mandati, me mbështetjen që po i japin Edi Ramës justifikojnë mandatin 4 vjeçar. Por, në real politikën shqiptare, ata vetëm sa po thellojnë edhe më shumë krizën. Me qëndrimet e tyre, se gjasme Shqipëria ka bërë reforma të suksesshme, po i japin më shumë argumente qeverisë të vazhdojë në rrugën pa krye dhe krizën që ka kapur vendin.

Sot shqiptarët kanë nevojë të dinë ca të vërteta të thjeshta. Negociatat nuk ju hapën qeverisë “Rama” për shkak të keqqeverisjes dhe krizës së rëndë politike që ka Shqipëria. Është koha t’i kërkohet llogari qeverisë për të mos humbur stacionin e radhës. Sepse me idenë që jeni mirë, por s’do Franca nuk mund të ecet shumë gjatë. Kriza edhe në pikën që është ka dëmtuar themelet e shtetit, për këtë nuk e ka fajin Franca dhe as Holanda.

Sot nuk ka nevojë për mburrje dhe duartrokitje. Shqipëria dështoi dhe zyrtarët e BE duhet të thonë se deri ku është faji për kokfortësinë e Macron dhe ku janë mëkatet e qeverisë “Rama”. Qëndrimit të Macron nuk kemi çfarë t’i bëjmë, po problemet në Tiranë me qeverinë duan zgjidhje urgjente”, shkruan Lesi.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT