Njerëzit “dynden” në Elbasan, rendin drejt llixhave

MUNGESË KAPACITETI

Rritet numri i vizitorëve në burimet termale të Elbasanit.

Llixhat e Elbasanit përballen me një fluks të jashtëzakonshëm në periudhën shtator-nëntor.

Momentalisht janë 6 mijë persona të sistemuar, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ujërat termale të Elbasanit njihen për vlerat e tyre kurative, duke ndikuar kështu në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e kërkesës nga frekuentuesit.

Një tjetër avantazh janë çmimet e ulëta. Qytetarët e Kosovës pranojnë se në vendin e tyre çmimet janë dyfish.

Përveçse njësive të shërbimit, shumë vizitorë kanë shfrytëzuar edhe shtëpitë pranë zonës për akomodim. Kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT