“Non grata” në Shqipëri, ekstremisti grek Karathanos në Sarandë për përgatitjen e përvjetorit të Kacifas

Megjithëse është shpallur nga shteti shqiptar person “non grata”, duke ia ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, ekstremisi grek Babis Karathanos momentalisht është në qytetin e Srandës.

Burime nga ky qytet bëjnë me dije se Karathanos po merret me përgatitjen e tubimit të përvjetorit të vrasjes së Kacifas.

“Personi në foto është ekstremisti Babis Karathanos i cili momentalisht ndodhet në qytetin e Sarandës dhe po merret me pregatitjen e minoritarëve në zonën e Vurgut dhe Finiqit për pjesmarrje me rastin e 1 vjetorit të terroristit Kacifa.

Thirrja që ne po i bëjëm shtetit si ka mundësi që ky person qarkullon lirshem dhe haptas ne territorin e Shqipërise duke patur parasysh që ky person ësht nongrada, apo mos e shoqëron vet policia!!”, apelohet nga qyteti i Sarandës, të shqetësuar për situatat e pakëndshme që mund të prezantohen në këtë ditë. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT