Novi Sad, fillon darka zyrtare mes liderëve të “mini Shengenit”

Ka filluar darka zyrtare në Novi Sad midis kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ana Brnabic, Edi Ramës dhe Zoran Zaev iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vucic.
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Novi Sad të Serbisë, ku në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.
Rama u prit fillimisht nga Vucic e më pas ka patur edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev.
Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

