Pakti në Novi Sad, Kurti: Do ta diskutoj në takimin e parë me Ramën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk  di që kryeministri Edi Rama të jetë konsultuar me ndonjë politikan kosovar për marrëveshjen me Vuçiç në Novi Sad ose të ashtuquajturin “minishengen ballkanik”.

Ai pohoi se këtë çështje do ta trajtojë në takimin e parë që do të mbajë me kryeministrin Rama.

“Nuk di të jetë konsultuar, kjo është një ndër çështjet që do ta ngre në takimin  e parë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Kurti në një intervistë në RTV Ora.

Nga ana tjetër Vjosa Osmani është shprehur pak ditë më parë: “se është fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë nga Kosova para se të arrinte një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT