Paralajmëroi deponime kundër Berishës, Izet Haxhia merret në pyetje me orë të zgjatura

Avokati paralajmëroi deponime kundër Berishës, ndërsa Izet Haxhia sot po merret ne pyetje me orar të zgjatur në lidhje me veprat penale, për të cilat akuzohet për vrasjen e ish deputetit Demokrat Azem Hajdari.

Burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda konfirmojnë se marrja në pyetje e Haxhisë ka nisur që në orën 8 dhe do të vijojë deri rreth orës 15:00.

Haxhia është marrë disa herë në pyetje, me orë të zgjatura nga OPGJ përgjatë javës së fundit.

Marrja e shpeshtë e Haxhisë në pyetje vjen pas përplasjeve së dy gjykatave, asaj për Krime të Rënda dhe Penales së Tiranës në lidhje me kompetencat e veprave penale të dosjes “Hajdari”.

Përfundimisht dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda në shtator të këtij viti.

Përveç seancave të marrjes në pyetje, Krimet e Rënda nuk mund të vijojnë me procesin gjyqësor, deri në momentin kur Gjykata Supreme të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me gjykatën kompetente.

Ndërkohë avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ditët e fundit ka thënë se klienti i tij, do të fillojë deponimet kundër ish kryeministrit Sali Berisha.

Për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj një nga tre të dënuarit ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para.

Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT