“Pasojat e JO? Ikjet do shtohen, pushteti do personalizohet më shumë”

“Deutsche Welle” ka analizuar vendimin e fundit të Bashkimit Europian, ndikuar nga vetoja e Francës, për të mos çelur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëra të ndryshëm të pyetur nga Deutsche Welle në Tiranë analizojnë efektet që mund të ketë ky vendim. Mes efekteve, sipas analistëve, është edhe efekti migrator, te të rinjtë.

“Paqja dhe stabiliteti mund të qëndrojnë, por të rinjtë jo. Do të ikin, do boshatisin Ballkanin me ritme të larta e ky shpopullim mund të jetë tragjedia e vërtetë. Është pasojë e reagim proteste” thekson Edlira Gjoni.

Ndërkohë, Aleksandër Çipa dhe Afrim Krasniqi evidentojnë se “pasojat do të ndjehen më shumë në aspektin social, psikologjik dhe në politikën e brendshme”

“Në aspektin e politikës së brendshme bien shanset për një reformim të sistemit politik, për më shumë llogaridhënie dhe në emër të stabilitetit do të vijojë tendenca e personalizimit të pushtetit”,thotë për DW Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike.

Artikulli origjinal: https://www.dw.com/sq/ballkan-be-m%C3%AB-larg-se-para-fillimit-t%C3%AB-procesit-t%C3%AB-berlinit/a-50898163

Back to top button
LAJMET E FUNDIT