Për të ndaluar spekulimet me sfond fetar? Pse nuk u nda Shqipëria nga Maqedonia e Veriut sipas Financial Times

E vetmja fitore politike që mori në Bruksel qeveria e Edi Ramës ishte ajo që nuk u lejua ndarja mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Skenari kishte nisur të qarkullonte dhe nisi të fitonte terren ditën e enjte.

Por presidenti francez, Emmanuel Macron nuk lejoi që të zbatohej ky skenar, edhe pse disa vende ishin dakord që të mos pengohej Maqedonia e Veriut për shkak të Shqipërisë.

Përse insistoi Macron që të mos përparonte ky skenar?

Financial Times shkruan se kjo nuk ka lidhje me faktin se edhe Maqedonia e Veriut nuk ka përparuar si Shqipëria, sepse ishte shumë e qartë se Shqipëria ishte problemi.

“Parisi ishte i kujdesshëm që të mos portretizohej sikur po shënjestron Shqipërinë, e cila është kryesisht myslimane, ndërsa favorizon Maqedoninë e Veriut, e cila është kryesisht e krishterë”, shkruan gazeta e njohur.

Deri tani është folur shumë për rrezikun që Shqipëria të bjerë në ndikimin e Rusisë, Kinës apo Turqisë, por frika më e madhe që ndjehet në Bruksel është se pasi Maqedonia të marrë dritën jeshile, do mbetet Shqipëria, Bosnja, Kosova si vendet më të izoluara, duke krijuar paragjykimin se vendet myslimane nuk përparojnë dot me reformat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT