Përfundon numërimi i votave të ardhura nga jashtë, ja rezultatet

23:16 – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.
Është paralajmëruar që pas pak do të përditësohet numri përfundimtar i votave që subjektet politike kanë marrë nga diaspora.
Ndërkohë, nga rreth 12 mijë vota të ardhura nga jashtë Kosovës, nga rreth 13500 sa ishin në total, sipas rezultateve të deritashme, VV-ja prin me 6341 vota, para LDK-së që ka 2034. PDK-ja është e treta me 1928 vota, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka grumbulluar 826 vota. Koalicioni AAK-PSD ka 541 vota.
—————-
00:13 – Numërimi i votave të ardhura nga Diaspora sapo ka përfunduar.
Sipas rezultateve të numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e votave të marra nga Diaspora. LVV ka fituar 53% apo 7033 vota gjithësej.
Pas VV e dyta rënditet LDK, e pasuar nga PDK