Po ndërtonte memorial për Kacifasin në vendin ku u vra, nisin hetimet për banorin e Bularatit

Një person është vendosur në hetim pasi tentoi që t’i ndërtonte një memorial grekut, Konstandin Kacifas që u vra nga policia vitin e kaluar në fshatin Bularat, pasi hapi zjarr drejt RENEA-s.

Report Tv raporton se janë referuar materialet pranë gjykatës për Vangjel Barkën banues ne fshatin Bularat, bashkia Dropull pasi në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat ku u vra Kacifas ka ndërtuar një bazament betoni.

Vendi ku është ndërtuar bazamenti përkon me vendin ku është vrarë Kacifas me 28 tetor të vitit të kaluar dhe mendohet se ishte përgatitur tereni për ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është 1 vjetori i vdekjes se tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT