Politika- sa më larg BE-së, aq më shumë pasurohet!

Nëse bisedimet,
s’hapen përsëri,
Rama s’është i vetëm,
në përgjegjësi!
Askush s’mund të fshihet,
tek mesi i artë,
se përgjegjësinë,
kanë të barabartë!
Bisedimet s’hapen,
veç me një aktor,
po me gjithë aktorët,
që quhen faktorë!
Sot opozitarët,
gjoja i mbështesin,
por një:”JO” të madhe,
mezi po e presin!
Ne kemi probleme,
që dhe janë shtuar,
çdo gjë opozita,
ka amplifikuar!
Bisedimet hapen,
me shtetin shqiptar,
jo me Edi Ramën,
dhe asnjë shtetar!
Bisedimet s’hapen,
për tuajt dhe tanët,
hapen për Sovranin,
jo politikanët!
Politika s’do,
që të integrohet,
sa më larg BE-së,
më shumë pasurohet!
Sa më larg BE-së,
më shumë pasurohet,
se s’ka mekanizma,
që të kontrollohet!
Popullin BE-ja,
veç penalizon,
një gjë kaq të thjeshtë,
si nuk e kupton?!
Politika ka,
para aq të madhe,
sa që integrimi,
nuk i duhet fare!
Një mosintegrim,
për të është fat,
larg syrit BE-së,
do vjedhë më rehat!
Ne-populli thjeshtë,
duam që të jemi,
që të mos na marrin,
dhe pesë lekë që kemi!
Opozita sot,
s’e do integrimin,
që t’ja faturojnë,
Ramës gjithë dështimin!
Tani nuk kanë fund,
shpifjet-thashethemet,
por është opozita,
që krijoi problemet!
Dhe sot e ka kapur,
dallgë e lumturisë,
se siç thotë-i hapi,
sytë Gjermanisë!
Një “Po” me Nëntë kushte,
deklaron Ajo,
që në fund të fundit,
përkthehet si “Jo!.”
Në fakt integrimi,
s’ka aq rëndësi,
se sa ka Reforma,
jonë në Drejtësi!
Klasën Shqipëria,
mund të mos kalojë,
po Reformë e Thellë,
këtu do vazhdojë!
Nëse Drejtësia,
vihet në binarë,
bisedimet hapen,
me rastin e parë!
Mundet të mos ndodhë,
tani “integrimi”,
po prapë në BE,
do vazhdojë zgjerimi!
Tani me Albinin,
dhe jashtë integrimit,
mund të ndodhë më shpejt,
proces i bashkimit!
A.DUKA