Princi i Monakos i akordon presidentit Meta medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën-Karlit

Presidenti Ilir Meta është pritur pasditen e së mërkurës nga Princi i Monakos, Alberti II.

Sipas një njoftimi të Presidencës ata kanë diskutuar mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, konkretizimin e mëtejshëm të projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimin e fushave të tjera të bashkëpunimit.

Në vijim,  princi Albert II i i ka akorduar presidentit të Shqipërisë medaljen e Kryqit të Madh të Urdhrit të Shën-Karlit.

Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook meta ështe shprehur i nderuar nga ky vlerësim.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe disa momente nga akordimi i medaljes në fjalë.

Meta shkruan:

Shumë i nderuar për akordimin nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, të titullit më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit. E konsideroj si vlerësim të përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona! ?????

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT