Rama i ashpër me BE: Kosovës nuk i heq vizat pas demarkacionit, Serbisë i hapi negociatat

Kryeministri Edi Rama foli sot për problemet e brendshme në BE që po mbajnë pezull edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur në rastin Kosovë-Serbi, Rama tha:

“Si e shpjegoni ju që Bashkimi Evropian i thotë Kosovës: Që të liberalizoj vizat ty, duhet të bësh demarkacionin e kufijve me Malin e Zi. 

Dhe pastaj ia hap negociatat Serbisë që nuk e njeh Kosovën. Çfarë domethënë kjo? Që ka krim të organizuar dhe korrupsion në Kosovë? 

Bashkimi Evropian nuk ka sot problemin e plotësimit të kushteve apo jo të Shqipërisë. Ka një debat të brendshëm të lidhura me një periudhë të tërë krize. 

Që ka marrë të përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve nga vendet në luftë” – tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT