Rama: JO-ja e Francës nuk ka të bëjë me qeverinë, ajo ka shumë arritje

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur mbi vendimin për çeljen e negociatave.
Ai u shpreh se nuk dihet se çfarë vendimi do të merret në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor, por thotë se qëndrimi i Francës nuk ka të bëjë “me arritjet”, por me reformimin më parë të Bashkimit Evropian.
“Ende nuk kanë dalë në pozicion përfundimtar, nuk është krejt e pamundur të pranojnë kompromis. Emanuel Macron nuk është i gatshëm të mbështesë integrimin e Ballkanit Perëndimor, pa kryer më parë reformimin e BE-së. Askush nuk mund të harrojë sesa patate të nxehta janë në tryezë, siç është Brexit” – tha Rama
Kryeministri dëshiron të theksojë se vendimi nuk ka të bëjë me punën e qeverisë së tij, e cila thotë ai ka bërë shumë.
“Në atë Këshill vendimet merren me konsensus, mjafton një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithë vendeve. Unë nuk e di si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor. Vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë ne për të merituar PO-në. Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se detyrat e shtëpisë”, – tha Rama