Rama: Para vitit të ri mbyllet reforma zgjedhore, s’do ketë më komisione elektorale me parti politike

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme që ka mbajtur në Kryeministri, ka folur edhe për reformën zgjedhore.

Ai tha se ajo do të mbyllet para vitit të ri në Parlament.

“Reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR do ta mbarojmë përpara vitit të ri në Parlament.

Pas vitit të ri jemi të gatshëm të diskutojmë për temat e tjera të reformës, të hapur, do ta bëjmë me dy shkallë.

Një nga temat e diskutuara është dhe një temë e jonë që ka të bëjë me votën e emigrantëve.

Nuk do ta fusim në këtë shkallë të parë të reformës, sepse do të merremi vetëm me rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe para vitit të ri ne do ta kemi kryer këtë proces dhe do ta kemi shënuar si të kryer një kërkesë të Bundestagut, por që prapë i vlen Shqipërisë, sistemit tonë zgjedhor, procesit tonë elektoral se nuk do të ketë më komisione elektorale me parti politike.

Kjo do të mbarojë para vitit të ri, duan apo nuk duan ata që me të drejtë kërkojnë përgjegjësi nga unë pse BE nuk po funksionon si duhet”, u shpreh kryeministri Rama.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT