Rama sulmon BE-në nga Italia: Duke na lënë jashtë, tregoi se nuk ka fuqi të mbajë premtime

Kryeministri italian Conte dhe ai shqiptar Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit bilateral në Itali.
Në fjalën e tij Rama theksoi se pavarësisht vendimit rruga e vetme e Shqipërisë është në BE. Gjatë fjalimit të tij ai kërkoi dakordësinë mes dy vendeve për pensionet për shqiptarët që kanë punuar dhe jetojnë në Itali prej shumë vitesh.
“Bashkimi Europian nuk mbajti premtimet për negociatat, por ne do të vijojmë të njëjtën rrugë. Ne besojmë se kemi partner të fortë, si Italia. Kam informuar edhe kryeministrin mbi reformat që do të vijojnë që të çohen përpara. Mora një mbështetje të plotë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Eksperienca e vendit fqinj, Italisë ka një vlerë të jashtëzakonshme. Duhet parë edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri. Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali. Është një vlerë e shtuar kulturore e shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia”, tha ai.