Rama zbardh telefonatën me Merkel: 45 minuta për të vendosur pikat mbi “i”
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, disa ditë pas vendimit të KE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kreu i qeverisë njofton se bisedoi me Merkel mbi ecurinë e përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave dhe mori sërish mbështetjen e saj për këtë çështje.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela!”, shkruan Rama në Twitter.
Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim????Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë?????Danke Angela?
— Edi Rama (@ediramaal) October 24, 2019