Reagon estremisti grek Babis Karathano pas ndalimit në kufi: Rama po terrorizon grekët

Babis Karathano një nga aktivistet e organizatave të Vorioepirit është ndaluar sot nga policia që të hyjë në tokën shqiptare nga kufiri grek. Karathano duket se është non grata.
Dëbimin ai e ka bërë publik vetë duke treguar dokumentin e firmosur nga dy policët shqiptarë
Ja cfarë thuhet në postimin e tij në “Facebook”:
“Dokumenti në fotografi thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull.
Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin Greqi-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri.
Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë.
Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e tij me justifikime qesharake, uroj të ketë një takim me kryeministrin grek.
Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane.
Ndërkohë në të përditshmen, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut.
Por le të dijë se grekët, grekë nuk luftojnë dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë.”
Një vit më parë Karathanos ishte në Bularat dhe është shoqeëruar për disa orë nga policia shqiptare dhe është marrë në pyetje.
Ai ishte në ceremoninë e varrimit të Kacifas, ekstremistit grek që me armë në dorë qëlloi mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë.
Me armë në dorë Kacifas shkoi në një kodër sipër fshatit dhe ai është qëlluar për vdekje nga RENEA e cila morri zonën nën kontroll.
Në lidhje me ndalimin e hyrjes së tij në Shqipëri, gazetari Artan Hoxha shkruan:
“Nje vit pas ngjarjes se Bularatit, kur pas nje shkembimi zjarri prej disa oresh me forcat speciale RENEA, mbeti i vrare shtetasi shqiptar me kombesi greke Konstandinos Kacifas, kreu i organizates per Clirimin e Vorio-epirit Harallambos (Babis) Karathanos u beri thirrje 16 organizatave nacionaliste, ekstremiste dhe fashiste greke qe kerkojne clirimin e Epirit te Veriut(Shqiperise se Jugut) nga “pushtuesit” shqiptare, te marshojne drejt fshatit Bularat per te perkujtuar aktin “heroik” te “martirit” grek Kacifas.
Sikur te mos mjaftonte kjo, por Karathano i shfaqur ne 20 vitet e fundit gati ne cdo incident apo akt antishqiptar ne territorin e Republikes se Shqiperise, tentoi serish te kalonte kufirin shteteror dhe te hynte ne jug te vendit.
Sot pasdite ne oren 15:15 minuta, Babis Karathanos ishte ne te njejtin mjet me deputetin e partise ne pushtet ne Greqi, Demokracia e Re, Kostantinos Bogdanis dhe shoqeruesin e deputetit Achileas Arvanitis, para se te paraqitej te Pika e Kalimit Kufitar te Qafe Botes.
Karathanos duke e ditur situaten ka zbritur nga makina e deputetit grek dhe eshte paraqitur para oficereve te kufirit te Shqiperise duke deklaruar se do ta kalonte kufirin me kembe. Por pasi kane kontrolluar dokumentat e identifikimit te Karathanos, oficeret e kufirit te Qafe Botes, Alida Baboci dhe Durim Zani e kane kthyer mbrapsht duke refuzuar hyrjen e tij ne Republiken e Shqiperise.
Ndersa deputeti i Demokracise se Re dhe shoqeruesi i tij jane lejuar te kalojne kufirin per te marre pjese neser ne ceremonine ne kujtim te Kacifas, qe nuk eshte ceremoni zyrtare, pasi festa kombetare greke eshte me 28 tetor dhe jo neser.
Ne fakt si mbiemri i deputetit grek ashtu dhe i shoqeruesit te tij, Bogdani dhe Arvaniti nuk duken dhe aq shume si mbiemra greke…”