Refuzimi i negociatave? U vendos 7 vjet më parë, hiqet simboli i Europës nga qendra e Fierit

7 vjet më parë kushtoi 40 mijë euro, sot po çmontohet për t’u flakur.

Simboli i Europës në qendër të Fierit, të cilët banorët e quajnë Globi është hequr.

Heqja duket simbolikë e fortë e lidhur me kontekstin e refuzimit të BE dhe retorikën qeveritare, por Bashkia e qytetit i hedh poshtë këta zëra dhe thotë se bëhet fjalë “për rehabilitimin e qendrës”.

Globi ishte vepër e Fate Velaj i njohur për lidhjet politike në BE, dikur këshilltar influent i KM, por tashmë i mënjanuar.

Vepra quhej “Europa Plaza” dhe paraqet një botë në formën e globit, në mes të të cilit qëndron kontinenti blu i Europës.

Instalacioni është i bërë me 47 tuba, simbol i të gjitha shteteve të Europës.

Kur u përurua 7 vite më parë, autori tha se “Europa Plaza’ ka për qëllim të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit tonë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT