Shqipëria bie në renditjen e BB, ministrja justifikohet: E ka fajin metodologjia

Ministrja e financave dhe ekonomisë, Anila Denaj ka komentuar rënien me 19 vend në renditjen e në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes të Shqipërisë në raportin e Bankës Botërore, i cili u publikua sot.
Ministrja theksoi se rënia vjen për shkak të metodologjisë së vlerësimit.
Ajo shtoi edhe se reformat duhet të finalizohen në mënyrë që të japin efektin e tyre.
Lidhur me përkeqësimin e indikatorit të lejeve të ndërtimit, sipas Denajt shkak është taksa e rritur e infrastrukturës.
Lidhur me buxhetin 2020 dhe paketën fiskale, ministrja Denaj bëri me dije se edhe këtë vit do të mbështeten projektet prioritare.