“Shqipëria ka frymë e histori evropiane”, ambasadori hungarez i zhgënjyer për mos hapjen e negociatave

Ambasadori hungarez në vendin tonë, nga ceremonia përkujtimore e revolucionit hungarez në Shkodër, ka komentuar çështjen e mos hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

“Jemi të zhgënjyer për mosçeljen e negociatave. Shqipërisë i duhet të presë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Vendi ka të kaluar evropiane dhe frymë e histori evropiane”, u shpreh Lorant Balla, ambasador i Hungarisë në Shqipëri.

Më tej shtoi:

“Duhet ta ndërtoni të ardhmen këtu në vendin tuaj, në Ballkanin Perëndimor. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Do të punojmë për integrimin e Shqipërisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT