SKANDAL/ Anëtari i celulës terroriste i “ka ikur nga duart” drejtësisë shqiptare

Këtë të mërkurë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë publik zbulimin e një celule terroriste në Shqipëri.
Celula që operonte edhe në Shqipëri u deklarua se në mars të vitit 2018 kishte pasur për qëllim të kryente një akt terroriste ndaj muxhahedinëve (MEK) që gjenden në vendin tonë.
Një ndër persona që Veliu përmendi ishte Abdulselam Turgut, një emër jo i panjohur për autoritet shqiptare,
Turgut, në fakt, është arrestuar në Rinas në vitin 2011, për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kshte trafikuar një sasi prej 1 ton heroine në vitin 2009.
Nënshtetasi turk Turgut u mësua se askohe ishte në kërkim edhe nga pesë shtete të Europës.
Pas ndalimit të tij, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestimit dhe caktimin e masës se përkohshme të sigurisë “arrest ne burg me afat 40 dite” për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.
Por, me një vendim të Gjykatës së Apelit u vendos që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.
Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por shtetasi turk nuk është gjetur më në shtëpi.
Abdulselam Turguti përfitoi nga vendimi “arrest shtëpie”për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.
Edhe pse Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, kjo e fundit në vitin 2012 trupa gjykuese u shpreh se vendimi Gjykatës së Apelit kishte qenë i ligjshëm me masën ‘arrest shtëpie’ për Turgut.
