SKANDAL/ Njeh vetëm greqishten, Bashkia e FINIQIT ‘fshin’ shqipen nga faqja zyrtare (FOTO)

Bashkia e Finiqit duket se njeh vetëm gjuhën greke.
Në faqen e saj zyrtare në Facebook, njoftimet e ndryshme nga kjo bashki e jugut të Shqipërisë (pjesë e qarkut të Vlorës) publikohen vetëm në gjuhën greke, ndërsa nuk raportohet asgjë në gjuhën shqipe.
Kjo përbën një shkelje të hapur ligjore teksa çdo bashki në vend është e detyruar të shprehet fillimisht në gjuhën shqipe dhe për zonat ku jetojnë minoritete të komunikohet dhe sipas gjuhës së tyre amtare.
Kjo procedurë vazhdon prej kohësh dhe kryetari i ri i bashkisë Kristo Panajot Kico (nga radhët e partisë së minoritetit grek MEGA) duket se ka vendosur të komunikojë vetëm në greqisht.