Syla: Nëse Vucic flet çdo ditë për Kosovën, pse Rama mos të flasë

Analisti politik, Valon Syla ka pasur një debat me analistët e tjerë lidhur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka replikuar ashpër duke thënë se pse Vucici bën që të flas për Kosovën ndërsa Rama jo, transmeton Gazeta Metro.
Në Analizën Zgjedhore në Klan Kosova është hapur debati në mes analistëve lidhur me ndikimin e Edi Ramës në politikën në Kosovë.
Derisa disa nga analistët kanë thënë se Rama nuk ka fuqi që të përzihet në punët e Kosovës dhe nuk duhet të flas rreth çështjeve të saj, është Syla ai që ka kundërshtuar kolegët.
Ai ka thënë se nëse Vucic bën me folë për Kosovën, pse Edi Rama nuk duhet të flasë.
“Nëse Vucici flet për çdo ditë për Kosovë pse mos me folë Edi Rama. Kërkesat e Edi Ramës ndaj qeverise së fundit të Kosovës, nuk kanë qenë jashtë kornizave të aleatëve te Kosovës si SHBA, BE dhe vendet tjera mike’, ka thënë Syla./gazetametro.net