Talenti shqiptar tradhton kuqezinjtë dhe zgjedh kombëtaren greke

Kristo Shehu, 19-vjeçari shqiptar, por që ka lindur në Greqi, është një nga të rinjtë premtues për të ardhmen tek ekipi i Panathinaikosit, Shehu bëri bujë në fillim të tetorit, i cili kishte thënë se nuk ishte vendosur ende se për cilën kombëtare të luaj, atë greke apo shqiptare, ndërsa dje mediat greke kanë shkruar se 19 vjeçari ka ka refuzuar një ftesë të Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë ditës se djeshme, është media greke “novasports”, e cila në një artikull të publikuar, zbulon se Kristo Shehu e ka refuzuar një ftesë të Shqipërisë. Në Greqi shkruajnë se trajneri Reja, si vazhdimësi të projektit për të rinovuar Kombëtaren e Shqipërisë, e ka pikasur talentin Shehu, dhe ka kërkuar ta ketë pjesë për ndeshjet me Andorrën dhe Francën në nëntor.

Zyrtarë të federatës kanë shkuar për të bindur Shehun që të pranojë ftesë, por media greke shkruan se Shehu e ka refuzuar ftesën me Shqipërinë. Gjithsesi, ai nuk e ka mbyllur plotësisht derën, por është justifikuar me faktin se për momentin ka si prioritet karrierën e tij me Panathinaikosin, e të rritet akoma më shumë si futbollist, dhe më pas të bëjë zgjedhjen e tij edhe për Kombëtaren.
Ndryshe 19 vjeçari, pas dy miqësoreve me Shqipërinë ndaj Iranit dhe Kazakistanit, Shehu më pas ka vendosur që të luajë për Greqinë U-19, dhe ka zhvilluar në total tre ndeshje me të rinjtë helenë. Gjithsesi, i riu me origjinë shqiptare, që aktivizohet në pozicionin e sulmuesit të qendrës, dhe është i gjatë 1.89 metra, pritet të shihet se a e ka braktisur vërtetë kombëtaren e Shqipërisë për atë greke siç raportohet në mediat greke./gazetametro.net