Vetëvendsoje shpall fitoren, festë në seli

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nga rezultatet e marra nga komisionerët e saj, ajo i ka fituar zgjedhjet parlamentare. Në selinë e saj është parë një festë dhe entuziazëm.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka thënë se raportimet e komisionarëve e kanë nxjerrë këtë parti si fituese të zgjedhjeve të parakohshme.
Në një deklaratë për media, ai ka thënë se megjithatë VV-ja do të presë rezultatin përfundimtar, për të nisur festën e madhe.