VIDEO/ Pamjet fantastike me dron nga “Arena Kombëtare”

Shtëpia më e re e Kombëtares së Shqipërisë, “Arena Kombëtare” do të jetë gati në ndeshjen kundër Francës që do të luhet në datë 17 nëntor e vlefshme për eleminatoret e kampionatit europian.

Impanti më modern që po ndërtohet në Shqipëri është në fazën e fundit të punimeve, për tu inagurur më datë 17 nëntor në takimin ndaj “Gjelave” ku do të jenë të pranishëm mjaft personalitete.

I pranishëm në këtë inagurim do të jetë dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

“Arena Kombëtare” është padyshim investimi më i madh i bërë në futbollin shqiptar në aspektin e infrastrukturës, ndërsa do të jetë një stadium që mund të krahasohet edhe me ato europianë sa i përket kushteve.

Bledi Strakosha ka publikuar një video fantastike me dron nga punimet nga stadiumi që po merr formën përfundimtare.

Në këtë video të shpërndarë shihen pjesa e jashtmedhe të brendshme të stadiumit si dhe tribunat e “Arenës Kombëtare” dhe vetë pamjet flasin qartë për investimin e hedhur, pasi kemi të bëjmë me një stadium me kushte moderne.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT