Video: Shqiptarët e sotëm sipas një deputeti serb “kundër rrymës”
Çedomir Jovanoviç është lider i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP).
Në këtë video me titra shqip mund të shihet dhe lexohet fjalimi i tij në seancën e e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë Vuçiç raportoi për Kosovën.
Video është një mundësi për të kuptuar si i mendon shqiptarët dhe marrëdhëniet me ta një deputet serb, në një fjalim që konsiderohet kundër rrymës.
Por që gjithsesi është pro interesave serbe me një këndvështrim tjetër.
Jovanoviç thotë se interesave serbe tashmë u bën punë paqja me shqiptarët.
“Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur” – thotë ai.