Video: Unanimitet? Gjysma ishin kundër Shqipërisë, ndalova ndarjen

Qeveria këmbëngul që refuzimi i negociatave nuk ka të bëjë me punën e saj dhe ka vënë në shënjestër publike si fajtor Macronin.
Në fakt, këtë ka patur arsye reale ta përdorte qeveria e Maqedonisë së Veriut, por ata kanë zgjedhur të reagojnë ndryshe.
E vërteta është që nuk ka qenë vetëm Franca kundër nesh.
Madje Macron ka këmbëngulur që Shqipëria dhe MV të mos ndaheshin duke “djegur” kështu MV, e cila kishte konsensus të gjerë dhe duke e ndihmuar me këtë mosndarje Ramën sepse politikisht i la mundësinë të vazhdojë lodrën e njëanshme publike të “problemeve të brendshme të BE”.
“Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews i cili më pas thekson deklaratën e presidentit:
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë dërrmuese që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por gjysma ishin kundër Shqipërisë”.