Vjosa Osmani: Marrëveshja e Ramës me Vuçiç për ‘Mini-Shengen’, gabim i madh!

Kadidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar marrëveshjen Mini-Shengen, e firmosur sot nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Osmani e ka quajtur një gabim të rëndë idenë e një Mini-Shengeni.
LEXO DHE : E ngatërruan si manjak seksual, 8 orët e tmerrit në polici të 72-vjeçarit
“Mendoj se është për fat të keq që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht gabim”, ka thënë Osmani./E.B-dritare.net