Vucic: Europa nuk na ka kërkuar asnjëherë ta njohim Kosovën, ndryshe mendojnë amerikanët

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë së njohjes nga ana e Serbisë, i cili ka thënë se gjasat janë shumë të vogla që ta njohim Kosovën dhe se Europa asnjëherë nuk na kërkuar këtë, transmeton Gazeta Metro. 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për gazetën austriake ‘der standard’ ka folur për Kosovën dhe mundësin e njohjes nga ana e Serbisë, por për këtë ai është shprehur shumë skeptik që një gjë e tillë mund të ndodhë.

Vucic ka folur edhe për kushtet që i ka vendosur Europa dhe ShBA’të për dialogun Kosovë- Serbi.

Ai është shprehur se deri me tani BE nuk ka bërë asnjë parakusht për Serbinë, ai ka thënë se diej e tyre ka qenë  model si ‘Traktati Gjermano-Gjerman’, pa njohje zyrtare nga Serbia. Por kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo ka ndryshuar.

“Deri më tani, BE nuk ka bërë asnjë parakusht për Serbinë. Por kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo mund të ketë ndryshuar, por ne duam ta dëgjojmë atë nga partnerët tanë europian. Unë nuk mund ta përjashtoj BE’në që mund të kërkon njohje, por deri më tani nuk e kanë bërë. Ideja e tyre ishte një model si ‘Traktati Gjermano-Gjerman’, pa njohje zyrtare nga Serbia. Kjo sigurisht që do të ishte shumë më e lehtë për Serbinë”, ka thënë Vucic.

Ndërsa i pyetur se a do ta njohin Kosovën brenda kufijve ekzistues? Apo e përjashton atë? Vucic ka thënë që mundësit janë shumë të vogla që ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues.

“Unë vetëm mund t’iu them se mundësit janë shumë të vogla, pothuajse e përjashtoj këtë mundësi”, ka thënë Vucic.

Ndërsa është pyetur se a do të ndodhë njohja e Kosovës nëse ka ndryshim të kufijve ose shkëmbim territoresh, ai ka thënë se nuk e din se çfarë do të ndodhë, por mundësit janë të vogla që ta njohim Kosovën.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sepse nuk ka shumë të ngjarë që ne do ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se do të ndodhë. Por ne nuk mund t’i mbyllim portat për dialog. Të dy palët duhet të humbasin për një situatë të favorshme.”

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sepse nuk ka shumë të ngjarë që ne do ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se do të ndodhë. Por ne nuk mund t’i mbyllim portat për dialog. Të dy palët duhet të humbasin për një situatë të favorshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT