Zëri i Amerikës: Miniera e arit të zi në Ballsh ndërpret aktivitetin

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë.

Lajmin e ka përcjellë edhe “Zëri i Amerikës”, ku shkuhet se përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur ndëprerjen me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania “Bankers Petrolium”.

Nga ana tjetër sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën.

 Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT