Zhbllokohet çështja e “Unazës së Re”, shpallet fituesi i tenderit te “Shqiponja”

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë “Salillari” reth një muaj pas vendimit të Komisionit të Prokurimeve Publike për të realizuar punimet e nënkalimit “Shqiponja” në Unazën e Madhe.
Kjo kompani ka ofruar 1.77 miliard lekë për ndërtimin e këtij segmenti nga 2.25 miliard lekë që ishte fondi limit.
Në garë morën pjesë “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”; “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”; “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION” SHPK; “GENER 2”; “GJOKA KONSTRUKSION” sha & “SHANSI INVEST” shpk; “SALILLARI” SHPK & “BAJRAMI N”; “VEGA” SHPK & “ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION” dhe “VELLEZERIT HYSA” SHPK.