175 mijë bunkerë në Shqipëri/ Pamjet e rralla të projektit paranojak të Enver Hoxhës (FOTO)

Gjatë Luftës së Ftohtë, diktatori Enver Hoxha nisi bunkerizimin masiv, me qëllim mbrojtjen e vendit. Ky projekt paranojak dhe izolues bëri që në të gjithë Shqipërinë të ngriheshin rreth 175 mijë bunkerë.
Ata u ngritën pranë bregdeteve, liqeneve, maleve, tokave bujqësore, me shumë mund dhe shpenzime.
Sidoqoftë, këta bunkerë nuk u përdorën kurrë për të strehuar popullin apo për të mbrojtur vendin nga ndonjë pushtim i mundshëm.
Bunkerët u përdorën pak vetëm në vitet 1990 gjatë luftës së Kosovës dhe luftës civile në vendin tonë.
Mediat e huaja kanë sjellë disa foto të rralla të bunkerëve në vendin tonë, të cilat mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.