Apeli i BSH-së: Kujdes me financat, rritja ekonomike e rrezikuar

Banka e Shqipërisë ka bërë apel për shumë kujdes në aspektin financiar.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se duhet të punohet për konsolidimin fiskal.
Ndër të tjera kreu i bankës Qendrore theksoi se problem për ekonominë mbetet tensioni politik dhe goditjet e kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë ka qenë kritike ndaj Ministrisë së Financave në lidhje me shpenzimet.
Guvernatori, Gent Sejko kërkoi që të merren masa për të përmirësuar situatën dhe për të rritur konsolidimin fiskal në vend. Ky apel vjen në një kohë që është bërë rishikim i buxhetit për këtë vit dhe ka nisur konsultimi për buxhetin e 2020.
Sejko theksoi se rritja ekonomike në vend është e rrezikuar nga tensioni politik dhe goditja e kursit të këmbimit.
“Ekonomia e Eurozonës po shfaqet në ngadalësim të vazhdueshëm, ashtu dhe ai i brendshëm, ku tensioni politik vazhdon të induktojë pasiguri dhe ku goditje të papritura në kursin e këmbimit mund ta shmangin atë më tej nga ekuilibri”, tha Sejko.
Ndërsa në lidhje me projekt-ligjin për përdorimin e monedhave virtual kreu i Bankës Qendrore u shpreh se kjo nismë do të shërbejë për më shumë kontroll në treg. Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%.