Babai që serbët ia vranë tre fëmijë në luftë: Unë fëmijëve serbë do t’u jepja ëmbëlsira

Imer Deliu nga ‘Arbria e Epërme’ e Drenasit në ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ka folur për masakrën e Abrisë nga e cila kanë humbur jetën tre fëmijët e tij; më i madhi dhjetë vjet dhe më i vogli 6 vjet.

I pyetur se a do të vepronte njejtë me një familje serbe nëse do ta takonte gjatë luftës, Imeri që ka qenë pjesë e UÇK-së, ka thënë se tradita shqiptare është tu japin fëmijëve bonbona.

“Si traditë shqiptare që kemi sa herë që takojna fëmijë gjithmonë lakmojmë dhe me i përvetësu  për vete dhe u japim bombona. Prapë po them se të njëjtën gjë do ta bëja, do të lakmoja se pa marrë parasysh se fëmijë i kujt është, çfarë kombi, çfarë feje, çfarë ngjyre do të isha i dashtën për ta. Me gjestet e mija do të isha mundu që ai me pas dashin për mua”, ta Deliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT